Doruntina dhe Donika Berisha janë dy motrat nga Kosova që janë asistente në fakultetin Juridik në Vjenë.
Doruntina Berisha është studente e Juridikut dhe Fizikës në Universitetin e Vjenës. Ishtë në fakt njëra nga këto arsyeja që edhe u përzgjodh në pozitën si asistente, ku do të udhëhiqte ligjëratat online me qindra studentë.
Roli i saj është që të gjitha provimet që po mbahen online përbëhen nga pyetjet që formulohen nga ekipi i Doruntinës.
“Kam aplikuar si cdo studentë tjetër dhe kishte rreth 50 studentë që aplikuan në atë kohë. Një ditë më vonë mora ftesën për intervsitë dhe ishtë ditëlindja e Donikës (motrës së saj). Isha shumë e lumtur dhe i vetmi person në familje që i tregovs ishte vetë ajo Donika.. Që nga viti 2017 deri 2019 kam organizuar dhe udhëhequr dy ligjërata. Kyresisht azhurnoja materialin mësimor dhe shkruaja pyetjet për provime. Tani unë dhe ekipi im jëmi përgjegjës për provimet që mbahen online në këtë Universitet”, shkruan albinfo.
Gjatë pandemisë në vitin 2020, Doruntina kishte udhëhequr një projekt për zhvillimin mësimor në formë digjitale në Universitetin e Vjenës. Ajo ka krijuar platformën “Survival Guide”, e cila fillimisht u përdor nga profesorët e Fakultetit Juridik në Vjenë, kurse më vonë edhe nga profesorë të universiteteve të tjera në Austri. Platforma u mundësonte atyre që brenda 24 orëve të kenë qasje në mësim online.
Poashtu është edhe fituese e çmimit “European women of Legal Tech 2020 Award”.
Edhe Donika është studente e drejtësisë në Universitetin e Vjenës, kurse tashmë po punon bashkë me Doruntinën si asistente. Përgjegjësi e saj në Fakultetin Juridik është që të bëjë aktualizimin e përmbajtjes së ligjëratave dhe të formulojë pyetjet e provimeve.
Ndërsa Donika tregon edhe për mallin që ka ndaj Kosovës:
“Kosova është pjesë e identitetit tonë, dhe para pandemisë kemi vizituar Kosovën dhe Shqipërinë dy herë në vit dhe momentet më të mira të fëmijërisë sonë i kemi kaluar atje. Na pëlqen të kujtojmë muajt që kemi kaluar me gjyshërit tanë në katund dhe plazhet e bukura që i kemi vizituar në Shqipëri. Aventurat që kemi pasur atje si fëmijë, përzemërsia e njerëzve atje. Më kujtohet kur të gjithë fëmijët mblidheshim rreth zjarrit dhe gjyshi na piqte misër…”, flet ajo me mall.
Të dy motrat thonë se nëse në të ardhmen do të kishte hapësirë që të kontribuojnë me profesionet e tyre në Kosovë, do të ndihmonin me shumë dëshirë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...