Një stacion televiziv nga Karolina e Jugut bëri të ditur se dy gazetarë të saj kanë humbur jetën kur mbi automjetin e tyre ra një pemë, teksa raportonin mbi kushtet e këqija të motit që lidhen me mbetjet e sistemit të stuhive Alberto, transmeton Anadolu Agency (AA).
WYFF-TV nga Greenville, Karolina e Jugut, raportoi se gazetari Mike McCormick dhe fotografi Aaron Smeltzer humbën jetën të hënën në Karolinën e Veriut.
Autoritetet theksuan se gazetarët udhëtonin në autostradën afër Tryona, kur mbi automjetin e tyre ra një pemë, e cila menjëherë shkaktoi vdekjen e tyre.
Zyrtarët lokalë refuzuan që fatkeqësinë ta lidhin me sistemin subtropikal Alberto. Autoritetet thanë se pema u rrëzua për shkak të tokës shumë të zhytur nga shirat e paradokohshëm.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...