Gazetari Fahri Balliu të hënën duke folur për vendimin e Donald Trump për Jeruzalemin, deklaroi se është një vendim i marrë me vonesë.
Balliu u shpreh se Trump e mori 186 vjet me vonesë nga vendimi që ka marrë djali i Mehmet Aliut, Ibrahimi i Kuq që ishte dhe pushtuesi i Jeruzalemit, por që ftoi europianët që të shkojnë dhe të hapin konsullatat.
Në lidhje me harmoninë mes besimeve fetare, ai tregoi edhe historinë e vendit më të shenjtë të krishtërimit, kisha “Sepulchre” e cila ndodhet në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, ku mendohet se kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit, e cila ruhet nga dy familje myslimane.
Familja Joudeh e mban çelësin e kishës ndërsa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje.
“Vendimi i Trumpit është marrë 186 vjet me vonesë nga vendimi që ka marrë djali i Mehmet Aliut, Ibrahimi i Kuq që ishte pushtuesi i Jeruzalemit dhe ftoi europianët të hapnin konsullatat. E dyta, është se vendimi i Trumpit tregon cilësinë e lartë diplomatike dhe vendimarrëse dhe të një modeli të ri të drejtuarit dhe të konceptuarit të diplomacisë, për t’iu përgjigjur faktit”,-tha Balliu./opinion.al/
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën