Zyrtarët ukrainas kanë thënë se dy civilë janë vrarë gjatë mesnatës, si pasojë e sulmeve ruse me dronë dhe raketa.
Oleh Syniehubov, guvernator i rajonit të Harkivit, ka thënë se raketat Iskander kanë shënjestruar një objekt infrastrukturor në qytezën Barvinkove në verilindje, dhe i ka lënë të vdekur dy personat, si dhe i ka plagosur tre të tjerë.
Sipas tij, më shumë se 50 shtëpi banimi dhe ndërtesa komerciale janë dëmtuar nga sulmet.
Forca ajrore ukrainase ka thënë se forcat ruse kanë lëshuar katër raketa balistike Iskander përgjatë natës dhe që mbrojtja ajrore nuk ka arritur t’i rrëzojë ato.
Mbrojtja ajrore ka rrëzuar 13 prej 17 dronëve të lëshuar në pesë rajonet në lindje, veri dhe qendër të shtetit.
Operatori kombëtar i energjisë, Ukrenergo, ka thënë se dronët kanë shënjestruar qendra të shpërndarjes së energjisë në rajonin qendror Poltava.
Për pasojë, banorët e zonës kanë mbetur pa rrymë.
Forcat ruse kanë rritur sulmet me dronë dhe raketa në infrastrukturën ukrainase të energjisë prej marsit, duke lënë miliona njerëz në terr.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...