Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke vazhduar në Japoni për pesë marinsat e zhdukur amerikanë, pasi dy avionë me shtatë persona në bord u përplasen dhe u rrëzuan në det.
Një marins është shpëtuar dhe ishte në gjendje të mirë, kurse tjetri është deklaruar i vdekur, thuhet në deklaratën e marinës amerikane, transmeton portali arbresh.info.
Aeroplanët e përfshirë ishin një KC-130 dhe një F/A-18 me bazë në Iwakuni në afërsi të Hiroshimës, jugperëndim të Japonisë.
Mediat amerikane thonë se ata u përplasën gjatë një ushtrimi të rimbushjes së karburanteve në ajër.
Korpusi i Marinës nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë, duke e përshkruar incidentin si një “fatkeqësi”.
Ministri japonez i Mbrojtjes Takeshi Iwaya tha se aeroplanët japonezë dhe tre anije po merrnin pjesë në operacionin e shpëtimit./Arbresh.info/
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të par...
“Diaspora do të na përgjigjet pozitivisht”, Spiropali: Vetëm...
Tensionet e Vuçiqit në New York: 7 ditë luftë, pata biseda t...
Haradinaj në Bern: Diaspora do të jetë krah i fortë i ndrysh...
“Kush paguhet nga Federata?”, FFK: Informacione të kaluara d...
Tuna shfaqet tejet e bukur në imazhet e fundit