Dy arrestime të reja në lidhje me sulmin në Londër

09:47 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Policia britanike ka bërë dy arrestime të reja gjatë hetimeve në lidhje me sulmin terrorist në Londër dhe ka njoftuar se emri i lindjes së njeriut prapa sulmit ishte Adrian Russell Ajao, transmeton portali arbresh.info.

Oficeri më i lartë i anti-terrorizmit në Britani, Mark Rowley ka thënë që policia ka në mbajtje nëntë persona për sulmin e të mërkurës ku mbetën pesë persona të vdekur, përfshirë sulmuesin.

Policia ka thënë se kryesi i sulmit ishte i lindur në Britani, një mysliman i konvertuar dhe po provonin të qartësonin nëse persona të tjerë e kishin drejtuar atë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme