Ndërsa në portin e Valencias në Spanjë mbërriti grupi i parë i 629 emigrantëve të anijes Aquarius, në brigjet libiane dy anije të tjera humanitare janë pozicionuar në pritje të imbarkimit të dhjetra e qindra emigrantëve të nisur nga Libia.
Këtë lajm e ka dhënë për mediat italiane, Matteo Salvini, Ministri i Brendshëm njëkohëshisht zëvendës/kryeministër në qeverinë e Giuseppe Contes.
“Dy anije të tjera të organizatave humanitare që lundrojnë me flamur hollandez Lifeline e Seefuchs kanë mbërritur në brigjet e Libisë në pritje për të marrë ngarkesën me qëniet humane të braktisur në det nga skafistët”, informon Ministri i Brendshëm Salvini.
Le të dinë këta zotërinj se Italia nuk është më bashkëpunëtore e biznesit të emigracionit klandestin e le të kërkojnë porte të tjera jo italiane për të zbarkuar. Si Ministër dhe si baba mund të më sulmojnë e kërcënojnë sa të duan por unë nuk heq dorë nga vendimi im dhe e bëj për të mirën e të gjithëve.”
Ndaj fjalëve të Salvinit ka ardhur një reagim i fortë nga organizata humanitare gjermane që lundron me anijen me flamur hollandez Lifeline. Në profilin e tyre Tëitter shkruajnë “kur fashistët na bëjnë reklamë”, post ky i hequr pak orë më vonë.
Por përgjigja e Ministrit Salvini ka qenë e menjëhershme: “Një pseudo organizatë vullnetarësh quan fashist zëvendës/kryeministrin italian? Ata nuk do të prekin kurrë tokën italiane.”
“Një pseudo shoqatë vullnetare gjermane që lundron me flamur holandez i bën apel Italisë. Vërtet kujtojnë se jemi kaq budallenj? Në Itali muzika ka ndryshuar?”vazhdon replika e Minstrit të Brendshëm italian.
Akuza e Minstrit Salvini shkojnë dhe më tej duke publikuar një fotografi të një anëtari të organizatës Lifeline i cili shfaqet me një krehje skinhead edhe në ngjyrat e flamurit gjerman.
“Ky zotëria anëtar i organizatës gjermane që lundron në anijen Lifeline në pritje për të ngarkuar emigrantët më akuzon si fashist. Mjaft e besueshme do thoja.”
Por fjalët e Ministrit Matteo Salvini kanë gjetur vërtetësi dhe nga përfaqësia e Holandës pranë Bashkimit Europian e cila saktëson se “dy anijet Lifeline e Seefuchs të organizatave humanitare që lundrojnë me flamur holandez në brigjet libiane nuk janë regjistruar në Holandë dhe as nuk janë organizata joqeveritare holandeze.Edhe qeveria e vendeve të ulëta është e preokupuar për aktivitetin që ato kryejnë në zonën e kërkim-shpëtimit të brigjeve libiane” shkruan në prononcimin e saj përfaqësia europiane e Holandës pranë Brukselit./oranews/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë