Dy alpinistë nga Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra kanë vdekur në Mount Everest, fatalitetet e para të sezonit të këtij viti, thanë të enjten organizatorët e ekspeditës në Nepal.
Mesatarisht rreth pesë alpinistë vdesin çdo vit në majën më të lartë të botës.
Por në sezonet e fundit, Everest ka parë një rritje të numrit të alpinistëve, duke çuar në mbipopullim që shpesh është fajësuar për vdekjet e shumta.
“Dy alpinistë ndërruan jetë të Mërkurën,” tha Mingma Sherpa nga Seven Summit Treks, raporton AFP.
Alpinisti Zviceran Abdul Ëaraich, 40 vjeç, vdiq pranë majës pasi arriti majën dhe pësoi rraskapitje, tha Chhang Daëa Sherpa, nga e njëjta organizatë.
“Ne kemi dërguar dy Sherpas shtesë me oksigjen dhe ushqime, për fat të keq Sherpas nuk mund ta shpëtonin atë,” u shpreh ai në rrjetin social “Instagram”.
Amerikan Puëei Liu, 55 vjeç, arriti deri tek Hillary Step por u ndihmua të tërhiqej pasi ai pësoi verbëri dëbore dhe lodhje, thanë organizatorët.
Ai ishte në gjendje të arrinte në Kampin 4, “para se të vdiste papritur” të mërkurën vonë, tha Chhang Daëa Sherpa.
Njëmbëdhjetë njerëz vdiqën duke u ngjitur në majën më të lartë të botës në 2019, me katër vdekje që u fajësuan si shkak i mbipopullimit, transmeton arbresh.info.
Për të lehtësuar mbipopullimin si fenomen në këtë vend, Ministria e Turizmit të Nepalit, njoftoi rregulla që mbulojnë numrin e njerëzve që mund të ngjiten në mal.
Organizatorëve të ekspeditës u është thënë që të dërgojnë ekipe në majë në mënyrë rigoroze në përputhje me numrat e lejuar ose të kufizojnë numrin e alpinistëve që ngrihen njëkohësisht./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...