Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka urdhëruar policinë që të lejojë gazetarët të bashkohen në luftën kundër drogës, por ka paralajmëruar se ata edhe mund të qëllohen.
Dutertë lëshoi këtë urdhër në një konference shtyi, pas një hetimi televiziv ku akuzohet shefi i policisë kombëtarë, Ronald del Rosa, transmeton portali arbresh.info
“Ky është një urdhër. Sillni mediat këtu dhe le të bashkohen me policinë për të parë historinë nga fillimi deri në fund”, tha Duterte.
Ai ka theksuar se gazetarët mund të qëllohen, duke shtuar se ata duhet të marrin pozicion të drejtë përkrah zbatuesve të ligjit gjatë bastisjeve në vendet e fshehta të drogës.
Lufta kundër drogës në Filipine ka lënë të vdekur mijëra të dyshuar, duke tmerruar grupet e të drejtave të njeriut./arbresh.info/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...