Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se ka goditur një person me vdekje kur ishte adoleshent.
“Në moshën 16 vjeç kam vrarë dikë”, tha ai në qytetin vietnamez të Da Nang, ku po merr pjesë në një samit rajonal, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe arsyeja pse kishte bërë një veprim të tillë, sipas tij, ishte vetëm sepse ai e kishte shikuar.
Zëdhënësi i tij më vonë tha se komentet e tij ishin “në shaka”.
Duterte kishte thënë më herët se ka vrarë të dyshuar për krime si kryebashkiak i qytetit të Davao.
Udhëheqësi filipinas po merr pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec), së bashku me udhëheqësit rajonalë dhe presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Ai ka kryesuar një goditje masive kundër krimit në Filipine, të cilat kritikët pretendojnë se minon të drejtat themelore të njeriut.
Duterte ka inkurajuar vrasjet jashtëgjyqësore të atyre që përfshihen në tregtinë e drogës dhe tha se ai do të ishte “i lumtur për therjen” e tre milionë të varurve nga droga në vend.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...