Dhoma e Ulët e parlamentit rus ka miratuar më 22 maj në lexim të tretë projektligjin që parasheh marrjen e kundërmasave për sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera që kanë cak Rusinë.
Projektligji pritet të miratohet nga Dhoma e Lartë e parlamentit rus dhe Këshilli Federal, para se të nënshkruhet si ligj nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Legjislacioni i propozuar i jep autoritet Qeverisë ruse për të ndaluar tregtinë në disa produkte me shtetet që “zbatojnë hapat armiqësorë ndaj Rusisë”.
Ky projektligj është cilësuar si përpjekje e Moskës për t’iu përgjigjur ngrirjes së aseteve dhe kufizimeve financiare që u janë vënë zyrtarëve rusë, magnatëve dhe kompanive të lidhura me Putinin nga Qeveria amerikane në muajin prill.
Këto sanksione, të fundit në serinë e masave të marra nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera prej kur Rusia ka aneksuar Krimenë dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës nga viti 2014 kanë qëllim ndëshkimin e Moskës për ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet amerikane më 2016 dhe “aktivitete tjera të dëmshme në botë”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...