Google ADS

Duka i Sussex kërkon t’i referohen njerëzit vetëm si Harry

14:19 | 26 Shkurt 2020
Arbresh.info

Duka i Sussex ka kërkuar nga delegatët në një konferencë turizmi në Edinburg që t’i adresohen atij thjesht si Harry.

Princi mbajti një fjalim në ngjarjen e Travalyst që po mbahet në kryeqytetin skocez, transmeton portali arbresh.info.

Pak para fjalimit të tij të shkurtër, nikoqirja e konferencës Ayesha Hazarika u tha të mbledhurve: “Ai e ka bërë të qartë që ne ta quajmë vetëm Harry”.

Brenda disa javësh, nipi i Mbretëreshës dhe gruaja e tij Meghan do të largohen zyrtarisht nga detyrat mbretërore.

Në fjalën e tij, Princi Harry – i cili njihet si Earl of Dumbarton kur është në Skoci – paralajmëroi se rritja e turizmit po kërcënonte të shkatërronte disa nga vendet më të bukura në botë.

Në një nga angazhimet e tij zyrtare të fundit, duka tha se nëse nuk do të merreshin veprime, atëherë më shumë destinacione do të ishin të mbyllura për vizitorët në mbarë botën.

Ai gjithashtu u bëri thirrje bizneseve të udhëtimit dhe turizmit të punojnë së bashku për të zhvilluar një të ardhme më të qëndrueshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme