Google ADS

Duhet të heqim dorë nga karburantet fosile ruse, thotë Ursula von der Leyen

22:59 | 10 Mars 2022
Trina Galanxhi

Bashkimi Europian duhet të ndalojë përdorimin e karburanteve ruse në gjysmë dekade, ka deklaruar Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë një samiti të liderëve të bllokut.

“Ne jemi shumë të varur nga karburantet fosile ruse,” shkruan ajo në Tëitter, ndërsa liderët e BE-së takohen në Versajë për të diskutuar këtë çështje, transmeton portal arbresh.info

Von der Leyen thotë se ajo do të propozojë një plan në mesin e majit për të “shkarkuar” naftën, gazin dhe qymyrin rus deri në vitin 2027.

Ky vendim është më i shpejtë se plani që BE shpalli të martën për ta bërë Europën të pavaruru nga karburantet fosile ruse deri në vitin 2030./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme