Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian i cili do të mbahet më 25-26 mars 2021 me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive do të zhvillohet nëpërmjet video-konferencës për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), shkruan Anadolu Agency (AA).
Axhenda e takimit të Samitit përfshin një gamë të gjerë. Në radhë të parë është lufta kundër COVID-19 dhe negociatat e punimeve të vaksinës në të gjithë Evropën, nëse do të ketë apo jo kufizime të udhëtimeve si dhe miratimin e rregullave të përbashkët për zonën Schengen. Së dyti tërheqin vëmendjen ndryshimet dixhitale, problemet ekonomike dhe problemet në eurozonë. Nëse duhet të shprehet me fjalë të tjera, do të diskutohet ruajtja e fuqisë së euros në tregjet ndërkombëtare financiare.
Ndërsa pikat e mëpasshme të takimit do të jenë forcimi i bashkëpunimit me NATO-n, masat që do merren kundër Rusisë dhe së fundmi mosmarrëveshjet për Mesdheun Lindor të cilat kanë ardhur në rendin e ditës në takimet e mëparshme të samitit.
Vendosja e kontaktit me Turqinë nga krerët e lartë të BE-së pas takimit të Samitit dhe kërkimi i bashkëpunimit në çështjen e refugjatëve tërheq vëmendjen si një mesazh pozitiv. Ky dialog, nga vëzhguesit politikë konsiderohet si një tendencë nga BE-ja për t‘u përfshirë në normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë. Madje, në atë mënyrë sa që tërheqja e Turqisë nga Marrëveshja e Këshillit Evropian për Luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Parandalimin ndaj Dhunës në Familje e cila njihet edhe si Marrëveshja e Stambollit si dhe hapja e një gjykimi për mbylljen e Partisë Demokratike të Popujve (HDP) me arsyen për lidhje me terrorizmin nga Gjykata Kushtetuese nuk do të shkaktojë që marrëdhëniet të shkojnë pas (më poshtë) nga niveli i tyre aktual.
Pala e BE-së në çështje të ngjashme me ato të sipërpërmendurat gjithmonë ka shprehur kritika dhe rekomandime ndaj Qeverisë së Turqisë. Edhe prania e këtyre shprehjeve në deklaratën përfundimtare nuk do të përbëjë ndonjë surprizë. Por, pika e vërtetë mbi të cilët duhet të ndalohet do të jetë perspektiva pragmatiste ose me një thënie tjetër tendenca për të normalizuar marrëdhëniet dhe drejtimi për zgjidhje në zonat e diskutueshme. Në deklaratën përfundimtare të samitit paralelisht me qëndrimin që BE-ja ka shfaqur kohët e fundit pritet që të paraqitet një vullnet në drejtimin për të normalizuar marrëdhëniet me Turqinë.
Ajo që palët kuptojnë nga “normalizimi” nuk përputhen
Pika e cila përmban rëndësi jetësore këtu është koncepti “normalizim”. Çfarë duhet të kuptohet nga ky koncept? Ajo që pala e BE-së kupton nga normalizimi nuk përputhet plotësisht me njëra tjetrën me atë që kupton Turqia. Pavarësisht kohës së kaluar dhe problemeve ndërkombëtare që kanë funksionuar si pengues, ne e dimë që Turqia ruan vullnetin e saj për t‘iu bashkuar BE-së. Këtë e kanë thënë në mënyrë të vazhdueshme në platforma të ndryshme edhe punonjësit dhe zyrtarët që japin deklarata në emër të Turqisë. Në anën tjetër nëse nga pikëpamja ligjore duhet të nxjerrim një përfundim për vazhdimin e negociatave, nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin zyrtar të paktën nga pala e BE-së që të jenë në anën e pjesëmarrjes së Turqisë. Por, në anën tjetër e vërteta e cila është bërë më e dukshme në kohët e fundit është se : Negociatat ligjërisht vazhdojnë, por në të vërtetë ato kanë ndaluar.
A do të mund të shkaktojë normalizimi që pritet të fitojë vrull pas samitit më 25-26 mars 2021 në marrëdhëniet Turqi-BE, hapjen e kapitujve të rinj në negociatat e anëtarësimit të plotë? Çfarë mendon pala e BE-së për të ardhmen e marrëdhënieve me Turqinë? Çështja e Qipros ruan ende praninë e saj si handikapi më rëndësishëm i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt dhe indirekt marrëdhëniet mes dy palëve. Bashkëpunimi i fortë pozitiv dhe harmonik i palëve në lidhje me anëtarësimin e plotë mund të hapë derën për eliminimin e pikëpamjeve të ndryshme edhe për çështje të vështira siç është konflikti i Qipros.
Por, problemi kyçet në një pikë përtej kësaj. Pala e BE-së nuk ka mundur të sigurojë ende një dakordim të përgjithshëm në çështjen e anëtarësimit të plotë të Turqisë. Për këtë arsye brenda kësaj kornize të përgjithshme, kuptohet që qëllimi i palës së BE-së në normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe është të ruajë situatën aktuale. Në kushtet aktuale ku janë hapur 16 nga 35 kapitujt e negociatave, diskutimi i zgjidhjes së problemeve të tjera që prekin marrëdhëniet dypalëshe konsiderohet si normalizim papasur një lëvizje përpara ose prapa.
Në fakt në ditët e sotme bëhet fjalë për një sërë çështjes në lidhje me mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe BE-së. Nëse do duhet t’i rendisim këto, më kryesoret janë pikëpamjet e ndara për kufizimin e juridiksioneve detare në Mesdheun Lindor dhe detin Egje. Edhe çështja e Qipros me një dimension të saj është e lidhur me zonat e juridiksionit detar. Përditësimi për përshtatjen në ditët e sotme të marrëveshjes për Unionin Doganor që u formua mes Turqisë dhe BE-së në vitin 1996, vendosjen në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, përjashtimin nga vizat dhe problemet e refugjatëve janë çështjet e tjera të mosmarrëveshjeve që ndikojnë marrëdhëniet dypalëshe. Madje, edhe racizmi, ksenofobia dhe islamofobia që janë forcuar vitet e fundit në Evropë ndikojnë negativisht marrëdhëniet Turqi-BE.
Politikat që Turqia ndjek në Lindjen e Mesme, kryesisht problemet që burojnë nga Siria dhe Iraku, përpjekjet e saj në luftën kundër terrorizmit dhe për të siguruar integritetet territoriale të vendeve fqinje, shkaktojnë që Turqia shumë herë të bie në konflikt me SHBA-në dhe Rusinë. Nga kjo situatë padyshim që ndikohen edhe marrëdhëniet BE-Turqi. Në anën tjetër ka krijuar një problem tjetër potencial se si do të furnizohet në tregjet ndërkombëtare gazi natyror i zbuluar në Mesdheun Lindor në zonën që ndodhet mes Egjiptit, Izraelit dhe Qipros greke. Në rendin e ditës vjen si një tjetër problem i lidhur me shumë çështje, presioni që Greqia dhe Qiproja greke ushtrojnë ndaj BE-së për ndërtimin e një linje të tubacionit EastMed edhe pse kjo nuk është ekonomike dhe fitimprurëse si dhe zhvillimi i aktiviteteve eksploruese po me këtë qëllim në zonën e shelfit kontinental që i përket Turqisë.
Një tjetër temë e papërfunduar e marrëdhënieve dypalëshe është edhe kritika në mënyrë të vazhdueshme nga BE-ja ndaj Turqisë lidhur me pretendimet për liritë dhe të drejtat themelore. Një rast tjetër kanë qenë edhe masat e gjendjes së jashtëzakonshme të cilat janë një mënyrë qeverisjeje kushtetuese e Turqisë dhe e cila ka për qëllim eliminimin e kërcënimit pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016. Për të luftuar kërcënimin pas përpjekjes për grusht shteti, u bënë kufizime të pjesshme në disa zona pa prekur thelbin e lirive.
Por, në anën tjetër injorohet fakti se Turqia i njeh lirinë e përfaqësimit dhe organizimit të një fraksioni të gjerë politik në mënyrë që nuk është prapa nga një ndonjë vend i Evropës Perëndimore. BE-ja pranon dhe miraton si legjitime mbylljen nga Spanja me vendim të qeverisë për Partinë Batasuna e cila nuk e pranonte si terroriste organizatën “Vendi Bask dhe Liria” e cila njihet me emrin separatistët ETA në rajonin bask. Përkundër kësaj nga BE-ja dënohet dhe vlerësohet si largim nga vlerat e Perëndimit ngritja e gjykimit për mbyllje ndaj një partie politike e cila është vërtetuar se ka lidhje të afërta me një organizatë terroriste në Turqi.
Turqia duhet të ruajë perspektivën e saj për anëtarësim të plotë
Në këtë pikë një tjetër element që tërheq vëmendjen është se gjatë periudhës së pandemisë, BE-ja në heshtje deklaroi se ka ndërtuar një regjim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në një nivel global dhe se kishte marrë vendimin që të zbatojë sanksione kundër atyre që veprojnë në kundërshtim me të drejtat dhe liritë themelore. Është një çështje e hapur për t’u diskutuar se sa përputhet regjimi global i sanksioneve për të drejtat e njeriut me gomonet e refugjatëve që braktisen drejt vdekjes ose fundosen në mesin e Mesdheut nga njësitë e sigurisë kufitare të BE-së.
Po kështu nuk është e nevojshme të jetohet në Paris për të qenë në dijeni se si bie ndesh me parimin e “mosdiskriminimit” me të cilën përballet gjatë aplikimit për punë në sektorin publik një shtetas francez me ngjyrë që ka gjyshin/gjyshen emigrant. Pavarësisht se në ditët e sotme në shumë vende anëtare të BE-së, të drejtat dhe liritë themelore janë shumë prapa Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se ka shumë struktura që janë në kundërshtim me Kartën BE-së për të Drejtave Themelore, BE-ja retorikën e të drejtave të njeriut e përdor sërish kundër botës së jashtme.
Si rezultat nëse do duhet të bëhet një fotografi e marrëdhënieve Turqi-BE përpara Samitit të BE-së mund të thuhet se BE-ja e cila vepron me një perspektivë pragmatiste, në periudhën e ardhshme, marrëdhëniet me Turqinë do t’i drejtojë në objektivin e bashkëpunimit në shumë fusha kryesisht në çështjen e refugjatëve dhe se thirrjet për bashkëpunim dhe dialog do të zënë vendin e deklaratave për zbatimin e sanksioneve ndaj Turqisë lidhur me çështjen e zonave të juridiksionit detar në Mesdhe. Edhe zhvillimet aktuale para samitit si tërheqja nga Marrëveshja e Stambollit dhe ngritja e një gjykimi për mbyllje kundër HDP-së nuk do të përbëjnë pengesë për normalizimin.
Bashkë me këtë nuk është asgjë tjetër përveçse mbrojtja e “status quo”-së në interes të saj me perspektivën pragmatiste dhe oportuniste që pala e BE-së kupton nga normalizimi. Në mënyrë që të flitet për normalizim në marrëdhënie është e nevojshme që negociatat për anëtarësim të plotë të fitojnë dinamizëm, ose të paktën të hapen kapitujt e ri të negociues. Ndërkohë në kushtet aktuale, normalizimi përdoret në kuptimin për mos përjetimin e konflikteve dhe për të forcuar bashkëpunimin në çështjet përveç anëtarësimit të plotë. Ndërsa elementi që Turqia duhet të kuptojë nga normalizimi duhet të jetë rigjallërimi i negociatave për anëtarësim të plotë dhe fokusimi në objektivin për anëtarësim të plotë. Deklarata përfundimtare e Samitit të Liderëve të BE-së i cili do të mblidhet më 25-26 mars 2021, kuptohet se do të hapë derën e një periudhe të re në aspektin e marrëdhënieve me Turqinë. Me sa shikohet normalizimi i parashikuar nuk bart ndonjë kuptim përtej ruajtjes së “status quo”-së.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...