Google ADS

Duhet mbjellë 353 miliardë fidane për të luftuar ndryshimet klimatike, italianët me aplikacion që ndihmon këtë nismë

12:54 | 12 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në botë nevojiten të mbyllen 353 miliardë fidanë, ekuivalente me 50 copë për person – me qëllim që të luftohen dhe ndalen ndryshimet klimatike.

Edhe pse jo në atë nivel, një organizatë shpreson se do të ketë ndikim që fytyrat eminente t’i bind të mbjellin fidane, transmeton Telegrafi.

Tridom është themeluar në Itali në vitin 2010 nga Tomaso Speroni dhe Federiko Garsia, të cilët asokohe punonin në një projekt në Kamerun.

“Kemi qenë dëshmitarë se si sipërfaqe të mëdha të pyjeve zhdukeshin çdo ditë, kurse banorët lokale i shisnin drutë edhe kompanive që merren me prodhimin e gjësendeve të ndryshme nga druri”, thotë 38-vjeçari Garsia.

E kjo përvojë e tyre i detyroi të themelojnë Tridomin, si dhe të përdorin simulues dixhital që inkurajon njerëzit të përcjellin procesin e rritjes së drurit të tyre që e kanë mbjellë.

“Ne mbjellim fidane në projekte të ndryshme në mbarë botën. Dëshirojmë që Tridomi të ketë ndikim pozitiv në ambientin ku jetojmë”, ka shtuar Garsia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme