Google ADS

Duhanpirja në Britani, Starmer: Së shpejti në vend do të vendosen rregulla më të ashpra

16:36 | 29 Gusht 2024
A B

Kryeministri britanik Keir starmer ka konfirmuar se qeveria e tij planifikon të vendosë rregulla më të ashpra për sa i përket duhanpirjes në mjedise të hapura në mënyrë që të reduktohet numri i vdekjeve të parandalueshme që kanë lidhje me përdorimin e duhanit.

Nga Franca, pasi të takohej me presidentin Emanuel Macron, Starmer tha se nevojiteshin masa konkrete për të ulur barrën me të cilën po përballet shërbimi kombëtar shëndetësor i vendit. Nën planet që qeveria po shqyrton  mund të ndalohet duhanprija në kopshtet publike, restorantet e hapura, mjediset jashtë spitaleve dhe në ato sportive.

Ekspertët e shëndetësisë ndërkohë kanë mirëpritur planet, por disa ministra kanë ngritur shqetësimin për ndikimin që atom und të kenë tek sektori i shërbimeve.  Në Mbretërinë e bashkuar, duhanpirja është i vetmi shkak i madh i  parandalueshëm i vdekjeve, nga i cili humbin jetën 80 mijë persona në vit./rtsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme