Presidenti aktual i Polonisë, Andrzej Duda, ka një epërsi në zgjedhjet presidenciale të së dielës, bazuar në të dhënat e tre sondazheve.
Të hënën një sondazh i daljes në zgjedhje tregoi se Duda, një aleat i qeverisë konservatore, ka fituar 51% të votave.
Ai ishte në garë me kryebashkiakun social liberal të Varshavës, Rafal Trzaskowski.
Këto zgjedhje janë parë gjerësisht si një betejë për të ardhmen e vendit, si dhe marrëdhëniet e tendosura të saj me Bashkimin Evropian.
Trzaskowski mori 49.6% të votave, sipas sondazhit të parë të daljeve, për të cilin anketuesi Ipsos tha se kishte një diferencë gabimi prej dy pikë përqindjeje.
Por, dy sondazhe të tjera kanë treguar një diferencë më të gjerë midis kandidatëve.
Rezultatet zyrtare pritet të shpallen të hënën. /rel/
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...