Google ADS

“Dua t’i vras policët”, janë fjalët që tha sulmuesi para sulmit në Paris

23:16 | 20 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një polic është qëlluar për vdekje, ndërsa dy tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi të armatosur me kallashnikov në Champs Elysees në Paris.

Ngjarja që ka tronditur Parisin ka ndodhur tre ditë para zgjedhjeve presidenciale në Francë, transmeton portali arbresh.info.

Policia franceze tha se incidenti mund të jetë një ‘akt terrorist’ dhe se rruga e famshme ishte e bllokuar deri në orën 21:00.

Dëshmiratët e ngjarjes kanë treguar se sulmuesi para se të shtientë ka brohoritur duke thënë ‘dua t’i vras policët’.

“Ishte një terrorist”, ka thënë një nga dëshmitarët./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme