“Dua të shkoj në shtëpi!”, thotë vajza gjermane që iu bashkua ISIS-it

00:31 | 24 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Një adoleshente gjermane që iu bashkua grupit terrorist ISIS tani është duke u mbajtur në paraburgim në Irak.

Mediat ndërkombëtare bëjën të ditur se ajo ka shprehur keqardhje që i është bashkuar grupit terrorist dhe se dëshiron të shkojë në shtëpi, transmeton portali arbresh.info

Der Spiegel raportoi të shtunen se katër gra gjermane me Shtetin Islamik në vitet e fundit, duke përfshirë një vajzë 16 vjeçare nga qyteti i vogël Pulsnitz afër Dresdenit, po mbahen në një burg të Irakut dhe marrin ndihmë konsullore.

Lorenz Haase, prokurori i lartë publik në Dresden, tha se e ka konfirmuar se adoleshentja e quajtur Lindja ‘ishte vendosur dhe identifikuar në Irak’, megjithatë ai nuk ka dhënë detaje për rrethanat e saj.

Transmetuesit gjermanë NDR dhe WDR dhe gazeta Sueddeutsche Zeitung thanë se kishin intervistuar Linda në një kompkes ushtarak në Baghdad.

“Unë dua vetëm të largohem nga këtu”, u citua të ketë thënë ajo. “Dua të largohem nga lufta, nga armët e shumta, nga zhurma”.

“Dua vetëm të shkoj në shtëpi, te familja ime”, ka shtuar ajo.

Mediat thonë se adoleshentja është penduar për vendimin e saj dhe se kërkonte të ektradohej në Gjermani.

Vazja thuhet se ka një plagë në kofshën e saj të majtë dhe një plagosje në gjurin e saj të djathtë, që i ishte shkaktuar gjatë një sulmi me helikopter.

“Jam më mirë”, citohet të ketë shtuar ajo.

Autoritetet gjermane janë duke hetuar vajzën që iu bashkua grupit terrorist vetën e kaluar për kontakte të dyshuara me grupin xhihadist dhe në lidhje me përgatitjen e ndonjë akti të mundshëm terrorist./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme