Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas dhe vendet përrreth.
Serhiy Popko, shef i administratës ushtarake të Kievit, tha se zjarri i ka përfshirë edhe disa banesa në këtë ndërtesë në qark perëndimor të qendrës së qytetit.
Deri më tani nuk raportohet për viktima. Popko tha se shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes.
Një fotografi e postuar në rrjetet sociale shfaq një ndërtesë të lartë të mbuluar me tym dhe flakë që digjeshin në një nga katet e sipërme.
“Katet e sipërme janë përfshirë nga zjarri në një ndërtesë të lartë në rrethin Solomianski, të goditur nga një dron armiku”, tha kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, në Telegram.
Sirenat ranë rreth orës 21:00 për Kievin dhe rajonin përreth qytetit, si dhe në disa rajone të tjera. Sirenat paralajmëruan se dronë Shahed po lëviznin drejt perëndimit nga rajoni i Çernihivit.
Para sulmit në Kiev, Popko paralajmëroi se dronë ishin nisur drejt Kievit dhe u kërkoi njerëzve të strehoheshin.
Zyrtarët rajonalë ukrainas thanë të premten më herët se sulmet ruse kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë në dy zona të Ukrainës.
Në rajonin lindor të Donjeckut, trupat ruse goditën një zyrë postare, duke vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër, raportoi guvernatori rajonal Vadym Filashkin./euronews
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...