Një sulm me dron amerikan që kishte në cak Shtetin Islamik në Afganistan ka lënë të vdekur të paktën 30 civilë që ishin duke pushuar pas një dite pune në fushë.
Sulmi që u bë gjatë natës gjithashtu plagosi 40 persona pasi aksidentalisht shënjestroi fermerët dhe punëtorët që posa kishin përfunduar mbledhjen e arrave të pishave në malet Wazir Tangi, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info.
“Punëtorët kishin ndezur një zjarr dhe ishin ulur së bashku kur një dron i vuri në shënjestër ata”, i tha plaku i fisit Malik Rahat Gul për Reuters me telefon nga Wazir Tangi.
Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit dhe një zyrtar i lartë i SHBA-së në Kabul konfirmuan sulmin me avion, por nuk ndanë detaje të viktimave civile.
Rreth 14,000 trupa amerikane ndodhen në Afganistan, duke trajnuar dhe këshilluar forcat afgane të sigurisë dhe duke kryer operacione kundër-kryengritjes kundër ISIS-it dhe lëvizjes Talibane./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...