Të paktën 9 persona, 4prej të cilëve fëmijë mbetën të plagosur pas një sulmi me dronë të Rusisë në qytetin port të Odesës. Të miturit e plagosur, ku përfshihen edhe 2 foshnje janë shtruar në spital, bashkë me 3 persona të tjerë, siç bënë më dije autoritetet lokale.
Disa godina banimi u dëmtuan dhe u përfshinë nga flakët. Forcat ajrore të Kievit bënë më dije se Moska kishte lëshuar një total prej 16 dronësh në drejtim të Ukrainës dhe dy raketa balistike me rreze të shkurtër, Iskander, shumica e të cilëve ishin rrëzuar nga sistemet mbrojtëse.
Sakaq një ditë më herët, një kullë televizive 240 metra e lartë në qytetin e Kharkiv, u nda në dysh dhe u shemb pas atij që sipas autoriteteve ukrainase ishte një sulm raketor i Moskës.
Teksa raportoi aktet e reja të agresionit presidenti Zelenski ripërtëriu thirrjet për sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot.
“Terroristët rusë goditën sërish në Kharkiv duke rrëzuar kullën televizive. Ashtu si Kharkivi edhe qytete dhe komunitete të tjera kanë nevojë për mbrojtje , kanë nevojë për sisteme Patriot. 4 prioritete janë kyçe për ne: mbrojtja e qiejve, artileri moderne, raketa me rreze të gjatë, dhe sigurimi i shpejtë i paketave amerikane të ndihmës.”
Mes nevojës për staf ushtarak dhe skepticizmit të publikut, Kievi ka nisur një ofensivë për të rekrutuar sa më shumë ushtarë. Rekrutues civilë të armatosur me laptopë dhe paketa informuese ofrojnë mundësi për vullnetarë patriotë, që tu bashkohen luftës.
Përmes asaj që është pagëzuar si ‘ofensivë joshjeje’, autoritetet po u drejtohen metodave më të buta, për të afruar ushtarët e rinj. Në billbordera, rrjete sociale po ashtu qendra punësimi ofrohet për herë të parë mundësia e zgjedhjes, teksa kandidatët mund të caktojnë vetë rolin në ushtri bazuar në aftësitë e tyre./A2CNN
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...