Dhoma e ulët e parlamentit italian i dha dritën jeshile përfundimtare projektligjit të iniciuar nga qeveria – të firmosur edhe nga Ministri i Drejtësisë – që përmban ndryshime në Kodin Penal, mes të cilave ndër dispozitat më të rëndësishme është shfuqizimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës.
“Votat po janë pothuajse sa dyfishi i atyre jo të favorshme”, komentoi kreu i saj pas votimit. “Rregulli i shpërdorimit të detyrës ka dështuar plotësisht në misionin e tij”, ishte komenti i kryetarit i Komisionit të Drejtësisë të Dhomës së Deputetëve, Ciro Maschio i partisë Fratelli d’Italia në shpjegimin e bërë votës për masën e marrë. Pati “mbi katër përpjekje për rimodelim pa pasoja”, u shpreh ai, e paskësaj, prandaj ministri Carlo Nordio vendosi të ndiqte rrugën e shfuqizimit të këtij të konsideruari krim, vazhoi më tej zyrtari i lartë.
Maschio gjithashtu nënvizoi disa herë “rëndësinë e këtij vendimi”. Hapat e parë drejt një lëvizjeje të tillë u hodhën vitin e kaluar, kur kabineti i kryeministres Giorgia Meloni id ha dritën jeshile një reformë në drejtësi që synon forcimin e të drejtave të të pandehurve, teksa parashikon parandalimin e përgjimeve, e i ashpërsoi procedurat për miratimin e urdhëarresteve, ndërsa si pikë kyçe u konsiderua fakti që “shpërdorimi i detyrës” të mos përbëjë më krim.
Gjyqtarët gjithashtu nuk do të jenë më në gjendje të urdhërojnë arrestimin e të dyshuarve pa i marrë fillimisht në pyetje. Zërat kritikë pretendojnë se kjo e vështirësohn hetimin e krimeve dhe dënimin e kriminelëve, ndërsa qeveria këmbëngul se reforma frenon abuzimet në sistemin e drejtësisë./tch
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...