Ushtria gjermane ka vendosur rreth 1000 trupa ushtarake në Lituani gjatë këtij muaji, si pjesë e misionit të NATO-s.
Megjithatë, të premten dhjetëra tanke gjermane janë vendosur në vendin Balltik dhe pritet që ato të qëndrojnë 100km larg kufirit Rusi-Lituani, transmeton portali arbresh.info.
Mediat gjermane e kanë quajtur këtë veprim si ngjallje e frikës ndaj Rusisë. Revista gjermane Der Stern, ka theksuar se NATO do të forcojë krahun e saj lindor për të penguar agresorin rus.
Të njejtën kohë, gazetari gjerman, Jacob Augestin, beson se përpjekjet e NATO-s për të frikësuar Rusinë, ngjajnë me logjikën e Luftës së Ftohtë.
Që nga vitit 2014, pas aneksimit të Krimesë, NATO ka rritur praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore.
Moska vazhdimisht ka kritikuar praninë e forcave ushtarake të NATO-s pranë kufijve të Rusisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, tha se Rusia është ende e gatshme për dialog me Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për një sërë çështjesh, duke përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit ‘pavarësisht provokimeve të Aleancës’./Arbresh.info
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag