Për shkak të të nxehtit të lartë në Arktik, autoritetet norvegjeze i kanë bërë thirrje automobilistëve që të rrisin vëmendjen përballë drerëve, që kanë filluar të strehohen nëpër tunele për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.
“Është shumë nxehtë prej disa javësh në veri të Norvegjisë. Për pasojë kafshët strehohen në vende më të freskëta”, shpjegoi sot Tore Lysberg, një përgjegjës i “Statens Vegvesen”, agjencia qeveritare norvegjeze e ngarkuar me menaxhimin e rrugëve.
“Si drerët dhe bagëtitë strehohen në tunele dhe kudo që ka hije për të qëndruar në freski”, theksoi ai, përcjell Atsh.
“Rekorde të të nxehtit u regjistruan të mërkurën në rajonet më jugore të vendit, ku termometri ka arritur 31,2 gradë Celcius”, njoftoi Instituti Meteorologjik norvegjez.
Kjo zonë është aq e nxehtë sa që prej fillimit të vitit është përballur me 12 netë “tropikale”, që do të thotë se temperaturat natën janë mbi 20 gradë Celcius, sipas institutit meteorologjik.
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...