Drerë me brinjë të shndritshëm, zgjidhja për aksidentet rrugore në Finlandë

17:47 | 28 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Të shohësh drerë është ëndrra e gjithkujt sidomos gjatë festave por jo edhe nëse jeni duke i dhënë makinës. Në Finlandë të paktën 5,000 makina përplasen me drerë të cilët dalin në rrugë brenda një viti.

Për këtë ekspertët janë duke testuar një zgjidhje të re. Në një artikull të publikuar nga Atlas Obscura – transmeton arbresh.info, pjesëtarët e Asociacionit për Mbrojtjen e Drerëve në Finlandë kanë kërkuar që brinjët e kafshëve të lyhen me lëndë e cila shndrit në errësirë.

Eksperimente të mëparshme ku kafshët u spërkatën me ngjyrë reflektuese rezultuan të pasuksesshme dhe u cilësuan si të dëmshme për to. Megjithatë prova e re pritet të mos ketë pasoja./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme