Një drejtuese e lartë e kompanisë gjigante të telekomit kinez përballet me mundësinë e ekstradimit në Shtetet e Bashkuara pas një seance dëgjimore me kusht të zhvilluar të premten në Kanada.
Policia arrestoi Meng Wanzhou të shtunën në aeroportin e Vankuverit bazuar në një urdhër të autoriteteve amerikane. Akuzat ndaj saj janë ende të paqarta. Por sipas gazetës kanadaze “Globe and Mail” ajo dyshohet për përpjekje për t’iu shmangur sanksioneve amerikane kundër Iranit, diçka që sipas zyrtarëve amerikanë kompania e saj “Huawei” dyshohet se e ka bërë gjatë dy viteve të fundit.
Kina vazhdon të kërkojë lirimin e Meng nga autoritetet kanadeze. Arrestimi i saj ndodhi në të njëjtën ditë që Presidenti Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping u takuan në Argjentinë ndërsa ndodheshin për takimin e G-20-s ku njoftuan një ndërprerje të mosmarrëveshje në fushën tregtare për 90 ditë.
Administrata e Presidentit Trump thotë se jo vetëm që “Huawei” dhe firmat e tjera kineze gëzojnë një avantazh të padrejtë në tregun botëror për shkak të subvencioneve qeveritare, por ato përbëjnë gjithashtu kërcënim për sigurinë kombëtare nisur nga dyshimet për spiunazh.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...