Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump “i pajustifikueshëm”

07:03 | 31 Korrik 2024
R J

Ronald Rowe, drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret amerikan dhe nëndrejtori i FBI-së, Paul Abbate, po dëshmojnë në një seancë të përbashkët të dy komisioneve të Senatit mbi atentatin ndaj ish Presidentit Trump. Në qendër të interesit të senatorëve janë mangësitë e masave të sigurisë në orët para atentatit.

Drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret tha se ai e konsideronte “të pajustifikueshme” mungesën e agjentëve të sigurisë në çatinë nga ku sulmuesi qëlloi në drejtim të ish-Presidentit Trump. Zoti Rowe tha se kishte qenë së fundmi në vendngjarje në Batlër të Pensilvanisë.

“Ndjeva turp nga ajo që pashë. Si oficer karriere dhe punonjës prej 25 vjetësh i Shërbimit Sekret nuk mund të kuptoj se përse në atë çati nuk kishte agjentë”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme