Drejtori i Pfizer: Brenda vitit do të nevoitet edhe doza e tretë

23:06 | 15 Prill 2021
Trina Galanxhi

Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla tha se njerëzit “me gjasë” do të kenë nevojë edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Ai shtoi se doza e tretë mund të nevoitet brenda vitit, ndërsa theksoi se njerëzve do të mund t’iu duhet që të vaksinohen kundër koronaviurusit në baza vjetore, transmeton portali arbresh.info

“Ne duhet të shohim se si zhvillohen gjërat dhe sa shpesh duhet të vaksinohemi. Kështu që ende nuk kemi parë. Skenari i mundshëm është që do të na duhet një dozë e tretë, diku midis gjashtë dhe 12 muaj pasi të jemi vaksinuar plotësisht, dhe pastaj “rivaksinimi vjetor do të kryhet. Por e gjithë kjo ende nuk është konfirmuar. Dhe natyrisht, llojet e reja të infeksionit do të luajnë një rol të rëndësishëm këtu, “tha Bourla për CNBC.

Të njejtën gjë e ka thënë edhe kreu i kompanisë Johnson & Johnson, Alex Gorsky, i cili tha se njerëzit do të duhet të vaksinohet kundër koronavirusit çdo vit, ashtu si në rastin e gripit.

Shkencëtarët ende nuk janë të sigurtë se sa mbrojnë vaksinat.

Pfizer tha se vaksina e tyre kundër Covid-19 është 91% efektive, ndërsa vaksina nga Moderna ka theksuar se është efektive deri në gjashtë muaj.

Sidoqoftë, ekspertët besojnë se më shumë të dhëna dhe kërkime janë të nevojshme për të përcaktuar nëse mbrojtja zgjat edhe pas atyre gjashtë muajve.

David Kessler, një këshilltar shkencor për Covid-19 nga administrata e Biden, tha sot se amerikanët duhet të presin që të marrin doza shtesë të vaksinës për të mbrojtur veten nga llojet e reja të koronavirusit.

“Ne jemi duke analizuar se sa zgjat përgjigjja e sistemit tonë imunitar. Kjo përgjigje duket të jetë e fortë, por po bie me kalimin e kohës dhe nuk ka dyshim se variantet e reja të infeksioneve janë sfidë për të”, tha ai.

Pfizer dhe BioNTech njoftuan në Shkurt se po testonin një dozë të tretë të vaksinës së tyre kundër Covid-19 për të kuptuar më mirë sesi sistemi ynë imuniar reagon ndaj versioneve të reja të virusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme