Drejtori i FBI ka thënë se aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga qeveria e Kinës paraqesin “kërcënimin më të madh afatgjatë” për të ardhmen e SHBA-së.
Sipas BBC, përcjell telegrafi, duke folur para Institutit Hudson në Uashington, Christopher Wray përshkroi një fushatë përçarje shumë-palëshe.
Ai tha se Kina kishte filluar të shënjestronte shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit, duke detyruar kthimin e tyre dhe se po punonte për të kompromentuar studimin e coronavirusit nga SHBA.
“Kina është e angazhuar në një përpjekje të plotë të shtetit për t’u bërë superfuqia e vetme në botë me çdo mjet të nevojshëm”, ka shtuar ai.
Po sipas BBC, në një fjalim gati një orë të martën, drejtori i FBI paraqiti një pamje të ashpër të ndërhyrjeve kineze, një fushatë të gjerë të spiunazhit ekonomik, vjedhje të të dhënave dhe monetare dhe aktivitete të paligjshme politike, duke përdorur ryshfet dhe shantazhe për të ndikuar në politikën e SHBA-së.
“Tani kemi arritur në një pikë ku FBI tani po hap një rast të ri kundër-zbulimit të lidhur me Kinën çdo 10 orë”, ka bërë të ditur z. Wray. “Nga afro 5,000 raste aktive kundër zbulimit që ndodhin aktualisht në të gjithë vendin, gati gjysma janë të lidhura me Kinën”.
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...
Rama në darkën me trupin diplomatik: Shqipëria ka vetëm një ...
ShKShMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në akt...
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...