Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka udhëtuar për në Phenian në një takim sekret me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, raportojnë mediat amerikane.
Takimi që është përgatitje për bisedime direkte mes presidentit Donald Trump dhe Kim thuhet të ketë ndodhur në fundjavën e Pashkëve, transmeton portali arbresh.info.
Trump kishte përmendur më parë bisedime direkte të nivelit të lartë me Phenianin.
Por ky takim i papritur dhe klandestin do të shënojë kontaktin e nivelit më të lartë mes Koresë së Veriut dhe Amerikës që nga viti 2000.
“Ne kemi pas bisedime direkte të nivelit jashtëzakonisht të lartë”, ka thënë Trump nga Florida ku po pret kryeministrin japonez Shinzo Abe.
Presidenti shtoi se ai dha “bekimin” e tij për bisedimet midis Jugut dhe Veriut për të diskutuar një traktat paqeje për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane 1950-1953.
Koreja e Jugut ka sinjalizuar gjithashtu se ajo mund të ndjekë një zgjidhje formale të konfliktit. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe Kim janë planifikuar të takohen në fund të prillit./Arbresh.info/
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...