Google ADS

Drejtorët e FBI dhe NSA do të dëshmojnë për lidhjen e Trump me Rusinë

21:19 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Komiteti për çështje të inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të SHBA-ve njoftoi të premten se ka ftuar drejtorin e FBI-së dhe atë të Agjencisë së sigurisë nacionale (NSA), si dhe zyrtarët që kanë punuar në administratën e ish-presidentit Barack Obama që më 2 maj të paraqiten në debatin rreth hetimeve për përfshirjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Pas mospajtimeve ndërmjet demokratëve dhe republikanëve rreth asaj se kush do të mund të dëshmojë në hetimin për lidhjen e mundshme të kampanjës parazgjedhore të presidentit aktual Donald Trump dhe Rusisë, komiteti njoftoi se i ka dërguar letër me të cilën ftohen kreu i FBI James COmey dhe ai i NSA-s, Michael Rodgers që të paraqiten në dëgjimin, i cili do të jetë i mbyllur për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme