Drejtoresha e teatrit shtetëror në Moskë jep dorëheqje: Nuk mund të punosh për një vrasës

09:07 | 25 Shkurt 2022
V. S.

Drejtoresha e teatrit shtetëror në Moskë “Meyerhold Cetter”, të enjten, e quajti publikisht presidentin rus Vladimir Putin “vrasës”.

Ketë deklaratë Elena Kovalskaya, e bëri pak para se jepte dorëheqje nga pozita e saj në shenjë proteste ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë.

“Miq, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen. Nuk mund të punosh për një vrasës dhe të paguhesh prej tij. Unë do t’i çoj projektet e mia deri në fund, mbi baza vullnetare”, ka shkruar Kovalskaya në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme