Parlamenti polak miratoi një ligj që i jep deputetëve dhe ministrit të drejtësisë, fuqinë për të emëruar gjykatës, pa u konsultuar me organizmat gjyqësore.
Partitë opozitare dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se ky vendim do të dëmtojë pavarësinë e gjyqsorit.
Por sipas partisë qeverisëse Ligj dhe Drejtësi, reformat janë të nevojshme, sepse gjyqësori në vend është i korruptuar dhe i shërben vetëm elitave, transmeton tch.
Ligji tashmë duhet të firmoset nga presidenti Andrej Duda, i cili nuk ka dhënë shenja se do ta kundërshtojë.
Qëkur mori pushtetin në vitin 2015, qeveria konservatore e partisë Ligj edhe Drejtësi, ka miratuar disa reforma kontradiktore, që kanë shkaktuar protesta popullore.
Ministri i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro tha se ndryshimi është i nevojshëm, pasi i shërben demokracisë. Gjatë javës, qeveria polake, në një tjetër lëvizje kontradiktore, dërgoi në parlament gjatë natës dhe pa konsultime, një tjetër projektligj që i jep fuqinë ministrit të drejtësisë, të shkarkojë dhe emërojë gjykatësit e gjykatës së lartë.
Minitri i Drejtësisë në Poloni është mjaft i fuqishëm, pasi ka edhe rolin e Prokurorit të Përgjithëm.
Kundërshtimi i opozitës polake për këto ndryshime është mbështetur edhe nga zyrtarë të lartë evropianë, si komisioneri për të drejtat e njeriut Nils Muiznieks, i cili tha se reformat janë një hap i madh pas, për pavarësinë e gjyqësorit.
Në të njëjtin kuadër, edhe lideri i partisë popullore evropiane Manfred Weber, tha se qeveria polake po i jep fund sundimit të ligjit dhe po braktis vlerat evropiane.
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...