Gati 100 migrantë, që ishin nisur drejt Europës, janë shpëtuar në brigjet e Libisë, ndërsa 20 persona konsiderohen të zhdukur.
Migrantët, kryesisht afrikanë, u shpëtuan nga Rojet Bregdetare Libiane dhe u kthyen në Tripoli, ku u morën nga një ekip i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), transmeton portal arbresh.info
Midis migrantëve, kryesisht nga Kameruni, Sudani dhe Mali, ishin gjashtë gra dhe dy fëmijë.
IOM njoftoi se më shumë se 1,200 migrantë vdiqën në vitin 2020 në Detin Mesdhe, dhe 3,700 u shpëtuan këtë vit.
Agjencitë e OKB dhe organizatat humanitare kundërshtojnë që migrantët e shpëtuar në det të mbahen më pas të ndaluar në qendrat në Libi ku situata është shumë e keqe./arbresh.info/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...