Kryeministri i Taly u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të veprojnë me sanksione të shpejta kundër individëve dhe kompanive ruse pas sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, transmeton arbresh.info.
“Dhe tani ne duhet të veprojmë, të gjithë ne, me shpejtësi në këtë pikë,” tha Mario Draghi në Bruksel në komente të shkurtra për gazetarët përpara një takimi me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Të shtunën, qeveria italiane tha se policia sekuestroi vila dhe jahte me vlerë 143 milionë euro nga pesë rusë të profilit të lartë, të cilët ishin vendosur në listat e sanksioneve.
Në komente të veçanta pas takimit me von der Leyen, Draghi tha se Italia, Franca dhe Gjermania po zbatonin me shpejtësi sanksionet kundër oligarkëve rusë, ndërsa “të tjerët më pak”. Ai nuk dha detaje të tjera, raportoi Reuters.
“Ne nuk përjashtojmë më shumë sanksione, por nuk e diskutuam këtë (me von der Leyen),” tha Draghi./arbresh.info/.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend