Jill Biden, bashkëshortja e Presidentit Joe Biden, e ka bërë të qartë se politikat arsimore do të jetë përparësi për të në rolin e saj si Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara. Ajo e ka të freskët jetën e Uashingtonit, pasi bashkëshorti i saj ka shërbyer për 36 vite në Senat dhe tetë vjet si Nënpresident nën administratën e ish-presidentit Obama. Korrespondentet e Zërit të Amerikës Esha Sarai dhe Carolyn Presutti na sjellin më shumë hollësi me këtë profil të Jill Biden-it.
Jill Biden, është e para Zonjë e Parë amerikane që mban gradën “doktor i shkencave”.
Pas më pak se një jave nga inaugurimi i bashkëshortit të saj, zonja Biden zhvilloi një aktivitet nëpërmjet internetit me ekspertë të arsimit, duke e bërë të qartë se sfidat me të cilat përballen mësuesit, do të jenë përparësi për të.
“Aktualisht të gjithë jemi duke u përballur me shumë sfida dhe ju më shumë se kushdo tjetër. Por ky është momenti ynë, sepse ne dimë ta shndërrojmë kaosin në diçka të bukur sepse e bëjmë çdo ditë në klasat tona”, thotë Jill Biden, Zonja e Parë e SHBA.
Historia e gjatë e zonjës Biden në arsim pritet të udhëheqë punën e saj si Zonjë e Parë.
“Pres që ajo të jetë shumë aktive në sugjerimin e reformave specifike në sistemin arsimor, por jo të gjithë pajtohen. Shumë njerëz do të donin një Zonjë të Parë që të mos fliste e ta shihnin atë vetëm të veshur bukur. Unë nuk mendoj ashtu, kjo është një platformë e fuqishme”, thotë Betty Boyd Caroli, autore e librit “Zonjat e Para”.
Kur bashkëshorti i saj mori detyrën e Nënpresidentit të SHBA-së, Jill Biden u bë e para Zonjë e Dytë që kishte një punë me pagë jashtë Shtëpisë së Bardhë. Ajo do të vazhdojë të japë lënden e anglishtes në Kolegjin “Northern Virginia ” megjithëse është Zonjë e Parë.
“E di se sa e vështirë është. Po jap mësim vetë në distancë këtë semestër“, thotë Jill Biden, Zonja e Parë.
Gjatë një ceremonie diplomimi në kolegjin e saj, ajo tregoi historinë e një studenti që u fut me vrap në klasën dhe i tha…
“Dr. B, të pashë mbrëmë në televizor me Michelle Obama-n. Thirra mamin dhe i thashë: Mami, kjo është mësuesja ime e anglishtes. Por ajo më tha: Kjo nuk është mësuesja jote, kjo është Zonja e Dytë”, tregon Jill Biden, aso kohe bashkëshortja e kandidatit për president Joe Biden.
Jeta me Joe Biden-in ishte e ndërlikuar fillimisht. Ajo ndodhej në proces divorci ndërsa ai po rriste i vetëm dy djem mes pikëllimit të humbjes së bashkëshortes dhe vajzës së tij së vogël në një aksident me makinë.
Jill dhe Joe u martuan, pasi Joe ia kërkoi këtë gjë pesë herë.
“Herën e pestë, më në fund i thashë: Jill, tashmë po flet krenaria ime prej irlandezi. Kjo është hera e fundit që të pyes. I thashë: Nuk ke pse të më thuash se kur do të martohemi, vetëm nesë do të martohemi…dhe ajo tha: po“, thotë Joe Biden.
Katër vjet më vonë, Jill solli në jetë një vajzë. Por tragjedia do të godiste sërish familjen e tyre në vitin 2015 me vdjekjen nga kanceri në tru të djalit të tyre, Beau Biden.
“Kjo është diçka personale për mua dhe bashkëshorit tim, Joe“, thotë Jill Biden.
Ndaj Jill Biden shtoi nismën ndaj kancerit në listën e saj të kauzave.
Gjatë fushatës presidenciale të bashkëshortit të saj, Jill Biden shkroi një libër për fëmijë lidhur me vitet e para të jetës së tij, shpirtin e tij konkurues dhe qëndrueshmërinë edhe pas talljeve që kishte përjetuar se i mbahej goja.
Edhe pse për ta shteti i vogël i Delauerit është shtëpia e tyre, Jill Biden e ka ndjekur bashkeshortin e saj gjatë 21 viteve të punës së tij si senator në Kapitol dhe tetë viteve në Shtëpinë e Bardhë si Nënpresident, ku ajo rikthehet për të paktën katër vjet të tjera./VoA/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...