Qeveria e Suedisë ka rekomanduar mbajtjen e maskave në transportin publik, duke ndryshuar kështu taktikat që ka përdorur deri me tani.
Vendi që nuk u izolua asnjëherë për shkak të pandemisë, ka marrë vendim që në restaurante të mos ulen më shumë katër njerëz dhe se do të ndalojë shitjen e alkoolit pas orës 8 të natës, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Kryeministri Stefan Löfven zbuloi masat, të cilat do të hyjnë në fuqi së shpejti.
385 raste të reja dhe 7 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë
Suedia, e cila kurrë nuk ka vendosur një bllokim të plotë, ka parë gati 360,000 raste të infeksioneve me Covid-19 dhe 8,000 vdekje, shumë më tepër sesa fqinjët e saj skandinavë.
Vendi kishte qenë më parë një nga vetëm disa kombe që nuk rekomandoi maska në publik jashtë mjediseve të kujdesit shëndetësor, pavarësisht rekomandimeve të OBSH-së./arbresh.info/
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni