Interpol ka njoftuar se presidenti Meng Hongwei, i cili ishte zhdukur në fund të muajit shtator ka dhënë dorëheqje ndërsa presidenti i ri do të zgjidhet në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet më 18-21 nëntor, transmeton Arbresh.info.
Në një deklaratë me shkrim nga Interpoli, qendra e së cilës ndodhet në Lyon të Francës, thuhet se Meng ka dhënë dorëheqje.
Në një deklaratë në emër të Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit thuhet se “Më 7 tetor Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit i cili ndodhet në Lyon të Francës, ka pranuar për të procesuar menjëherë vendimin e Meng Hongweit si presidentit i Interpolit”.
Më tej thuhet se sipas rregullave të Interpolit, deri në zgjedhjen e presidentit të ri, detyrën e presidentit e ka marrë pjesëtari më i moshuar i bordit ekzekutiv, koreano-jugori Kim Jong Yang. Po ashtu njoftohet se presidenti i ri do të zgjidhet në Asamblenë e përgjithshme që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe në mes të datave 18-21 nëntor.
Ditë më parë ishte njoftuar se Meng është zhdukur dhe se kanë filluar hetimet në lidhje me rastin.
Meng para se të zgjidhej president i Interpolit kishte marrë detyra të rëndësishme në Partinë Komuniste të Kinës. Ai më 29 shtator ishte larguar nga Franca për të vizituar shtetin e tij, Kinën, ndërkaq që nga ajo kohë nuk ka informacion për të.
Ndërsa në një deklaratë të sotme nga Komisioni për Diciplinë dhe të Auditimit të Qendrës së Partisë Komuniste të Kinës thuhet se Meng, i cili është edhe zëvendës ministër i Sigurisë Publike të Kinës është marrë nën hetime për shkak të dyshimeve për shkelje të ligjeve.
Meng në muajin nëntor të vitit 2016 ishte zgjedhur president i Interpolit.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...