Presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e tij parashikohej të ndodhte para fundit të muajit prill.
Largimi nga ky post vjen pas disa vitesh që Bouteflika kishte probleme serioze me shëndetin.
Sipas Kushtetutës së Algjerisë, kryetari i Parlamentit Abdelkader Bensaleh, do të ushtrojë përkohësisht funksionin e presidentit derisa të mbahen zgjedhjet e reja.
Pas dy dekadash në pushtet, Bouteflika kohët e fundit ka qenë në presion të madh për të dhënë dorëheqje që prej kur ai njoftoi në muajin shkurt se do të kërkonte një mandat të pestë në këtë post.
Bouteflika hodhi poshtë mundësinë për rikandidim në muajin mars, pas disa javësh protesta, transmeton Klan Kosova.
Zemërimi i popullit për udhëheqjen e Bouteflika kishte të bënte kryesisht me shqetësimet mbi shëndetin e tij.
Presidenti algjerian 82 vjeçar është parë rrallë në publik pas sulmit në tru që e kishte në vitin 2013 derisa opozita vazhdimisht deklaronte se ai nuk ishte në gjendje për të udhëhequr me vendin.
Shefi i ushtrisë së Algjerisë, gjenerali Ahmed Gaed Salah, bëri thirrje që Bouteflika të dorëhiqet duke cituar një dispozitë kushtetuese që lejon zgjedhje të menjëhershme nëse shëndeti i presidentit e pengon atë që të kryejë siç duhet detyrat e tij.
Edhe pse imazhi i Bouteflika u dëmtua viteve të fundit nga rënia e standardit të jeteësë në Algjeri dhe akuzat për korrupsion dhe manipulim votash, ai dikur ishte një hero kombëtar.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...