Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga detyra në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së partisë së tij “Izraeli shtëpia jonë” (Yisrael Beiteinu), transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke drejtuar akuza të ashpra për politikat e qeverisë për Gazën, Lieberman tha se “Armëpushimi i arritur në Rripin e Gazës dje mes Izraelit dhe grupeve palestineze nuk ka asnjë kuptim tjetër përpos se dorëzimit para terroristëve”.
Ai tha se nuk mund të heshtë për hyrjen e 15 milionë dollarëve të ardhura nga Katari në Gazën e okupuar dhe të pranojë armëpushim me grupet palestineze. “Në njërën anë miratojmë ligje në parlament për të parandaluar rrjedhën e parave për familjet e terroristëve ndërsa në anën tjetër sigurojmë që ata (populli i Gazës) të marrë mbështetje në para për të protestuar në kufirin tonë dhe të vrasin ushtarët tanë”, thekson Lieberman.
Lieberman thotë se nuk mund të “qëndrojnë të heshtur” përballë 500 raketave të hedhura në Izrael nga grupet e rezistencës palestineze në Gaza gjatë tensioneve të fundit.
– Mund të vijnë në rend dite zgjedhjet e parakohshme
Partia “Izraeli shtëpia jonë” nën kryesimin e ministrit Lieberman ka 5 vende në Parlamentin e Izraelit. Ndërsa koalicioni qeveritar me 6 parti i kryesuar nga kryeministri Banjamin Netanyahu ka 66 deputetë në parlament.
Me dorëheqjen e Lieberman numri i vendeve të koalicionit do të arrijë në kufirin kritik, në 61. Ndërkohë theksohet se qeveria e koalicionit duhet të ketë 61 deputetë në mënyrë që të marrë votëbesimin në Parlamentin izraelit. Pas dorëheqjes së Lieberman mund të vijnë në rend dite zgjedhjet e parakohshme për shkak të dobësimit të koalicionit.
Politikani i ekstremit të djathtë Avigdor Lieberman në detyrën e ministrit të Mbrojtjes erdh në vitin 2016.
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...