Dorëhiqet ministri i jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz

14:23 | 20 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz ka dhënë dorëheqje nga posti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Czaputowicz si rrjedhojë i pa zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar si një kohë e mirë për të zbritur dhe shfaqi shpresën se pasardhësi i tij “do të vazhdojë linjën e tanishme të politikës dhe do të punojë për të forcuar më tej pozicionin e Polonisë në arenën ndërkombëtare”, tha për transmetuesin publik Radio Polake, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Monika Szatyńska- Luft.

Czaputowcz ka shërbyer në këtë post që nga janari i vitit 2018 ndërsa më parë si zëvendës ministër i Jashtëm.

Ky hap erdhi dy ditë pasi ministri i Shëndetësisë dha dorëheqje midis pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Partia në pushtet e Ligjit dhe Drejtësisë e Polonisë (PiS), kandidati i së cilës Andrzej Duda me një rezultat të ngushtë fitoi në zgjedhjet presidenciale në korrik, është kritikuar për trajtimin e pandemisë pasi rastet e përditshme mbeten të larta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme