Dorëhiqet Kemmerich, kryeministri i Thuringias që tronditi politikën

10:22 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Thomas Kemmerich, kryeministri i ri i zgjedhur në shtetin gjerman të Thuringias deklaroi se do të dorëhiqej duke e parashikuar vendimin si “të pashmangshëm”.

Kemmerich deklaroi se të hiqte dorë nga posti i marrë me mbështetje e diskutueshme të ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

Zgjedhja tronditëse e Kemmerich, kandidati pro Partisë Demokratike të Lirë (FDP), tregoi për herë të parë në historinë gjermane se një kryeministër shteti mori detyrën me ndihmën e AfD-së.

Kjo zgjedhje shkaktoi trazira politike në Gjermani.

Kancelarja Angela Merkel e shpalli “të pafalshme” që ligjvënësit e Thuringias, përfshirë anëtarët e saj konservatorë kristianë (CDU), kishin votuar së bashku me AfD-në për zgjedhjen e Kemmerich./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme