Arabia Saudite do të kërkojë dënimin me vdekje kundër pesë burrave të regjimit të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Prokurori publik i mbretërisë gjithashtu njoftoi akuzat kundër gjashtë personave të përfshirë në vrasje, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur me gazetarët në Riad, ai tha se njeriu kryesor përgjegjës për vdekjen e Khashoggit ishte kreu i ekipit negociues për ta kthyer atë në atdhe.
Kritikët e regjimit saudit kanë akuzuar sunduesin de-facto, Mohammed bin Salman se bart përgjegjësinë kryesore për vdekjen e Khashoggit.
Prokurori shtoi që sauditët besojnë se Khashoggit i ishte dhënë injeksion vdekjeprurës brenda konsullatës në Stamboll me 2 tetor.
Trupi i tij më pas u masakrua dhe u nxor jashtë ndërtesës, tha prorkurori, edhe pse e pranoi që mbretëria nuk e dinte se ku janë mbetjet.
Hetimet janë duke vazhduar për të gjetur pjesët e trupit, tha prokurori.
Hatice Cengiz, e fejuara e Khashoggi, e cila ishte me të në konsullatë ditën kur vdiq për marrjen e dokumenteve që i lejonte të martoheshin, ka kërkuar që mbretëria t’ia kthejë eshtrat e tij për një varrim të duhur./Arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju