Google ADS

Dora kriminale e ndezi zjarrin vdekjeprurës në Portugali, thotë shefi i zjarrfikësve

18:18 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Një dorë kriminale mund të ketë ndezur zjarrin vdekjeprurës malor që e kaploi Portugalinë qendrore, ka thënë shefi i zjarrfikësve, Jaime Marta Soares.

Soares ka thënë se beson se vetëtima, e cila fajësohet për shkaktimin e zjarrit, ndodhi dy orë pasi që zjarri ishte ndezur, dhe se një hetim duhet të kryhet, transmeton Express.

Gjashtëdhjetë e dy persona u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u lënduan në këto zjarre.

Shumë njerëz vdiqën duke tentuar të iknin në rrugën “N-236”, për të cilën banorët vendorë kanë thënë se është dashur të mbyllej nga autoritetet.

“Jam i bindur se vetëtima goditi shumë më vonë se shpërthimi i zjarrit, dhe zjarri tashmë ishte i madh,” ka thënë Soares.

Ai ka thënë se beson se zjarri është ndezur me qëllim dhe ka bërë thirrje për një studim tejet të bazuar për ta zbuluar të vërtetën/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme