Zyrtarët amerikanë kanë zbuluar një komplot terrorist, me anë të së cilit do të goditej qyteti i Nju Jorkut dhe përfshihet gjithashtu edhe Times Square si dhe sistemin e metrosë.
Një person që jetonte në Shtetet e Bashkuara dhe dy të tjerë, njëri që jeton në Pakistan e dikush në Filipine janë vënë nën arrest dhe janë duke u përballur me akuza për komplot të mundshëm të sulmeve terroriste dhe ka dyshime se janë ushtarë të ISIS. Mendohet se ky ishte menduar se ishte për të përsëritur një tjetër 11 shtator.
Policia ka njoftuar akuza për Abdulrahman El Bahnasavy, 19 vjeç, një qytetar kanadez i ndakuar në Nju Jork; Talha Haroon, gjithashtu 19 vjeç një qytetar amerikan që jeton në Pakistan dhe Russell Salic, 37 vjeç nga Filipinet.
El Bahnasawy u arrestua në maj të vitit 2016 dhe u deklarua fajtor tetorin e kaluar me shtatë akuza terroriste. Ai po pret dënimin e tij.
Harron u arrestua në Pakistan në shtator të vitit 2016, ndërsa Saliç u arrestua në Filipine në muajin prill të vitit të kaluar. Të dy burrat do të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sulmet e planifikuara përfshinin bomba shpërthyese në Times Square dhe në sistemin e metrosë në Nju Jork Siti”, kanë thënë forcat policore. Nju Jorku ishte qyteti nën sulm gjatë datës 11 shtator 2001, kohë kur janë vrëra rreth 3000 njerëz dhe gjë që çoi që George Bush të ndërmarrë një fushatë të terrorit në Afganistan dhe në Irak.
Ka pasur një sulm me bombë në Times Square në vitin 2010, për të cilat Faisal Shahzad u dënua me burg të përjetshëm. Ai dështoi të kryente sulm, gjithsesi. Shtetasi amerikan i lindur në Pakistan është cilësuar nga institucionet si “terrorist i pamëshirshëm”.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...