Dy persona janë arrestuar në stacionin Montparnasse në Paris, pasi u kapën me bombola gazi dhe deklaruan se donin “të hidhnin në erë gjithçka”.
Mediat franceze raportojnë se bëhet fjalë për një francez 51-vjeçar dhe një libian 29-vjeçar, të cilët përsëritën kërcënimin edhe pasi u arrestuan.
Oficerët e policisë gjetën në çantën e tyre nëntë shishe gazi, të mbushura, por “të padëmshme” dhe nuk ishin të lidhura me asnjë sistem zjarri.
Prokuroria e Parisit sqaron se bëhet fjalë për dy persona të pastrehë.
Ai me origjinë franceze mund të ketë “shëndet mendor të brishtë” dhe ishte “alkoolik në kohën e ngjarjes”.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin i kërkoi prefektit të policisë të forcojë sigurinë në të gjitha stacionet e kryeqytetit.
Më shumë oficerë policie dhe ushtarë nga operacioni Sentinel mund të mobilizohen, brenda dhe rreth stacioneve, specifikon prefektura e policisë pariziane./A2/
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...