Ditët për të karikuar telefonin pa paguar asgjë, mund të përfundojnë shpejt, të paktën një gjë e tillë është duke ndodhur në Vjenë.
I lodhur nga tekat e klientëve që karikojnë telefonin pa paguar asgjë, pronarja e kafes, Galina Pokorny, tani e tutje i ngarkon të gjithë klientët që të pagujën 1 euro për ata të cilët karikojnë telefonin për më shumë se një orë, transmeton portali arbresh.info.
“Turistët gjithmonë duan që të karikojnë telefonët. Na vjen keq, por tani e tutje ata do të paguajnë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, karikimi i telefonit për 15 do të vazhdojë të jetë falas.
Tarifa vlen edhe për laptop, tableta dhe paisje tjera elektrike.
“Këtu jemi në kafe dhe jo në internet kafë”, ka shtuar ajo. “Ky veprim po bëhet gjithnjë e më ekstrem. Njerëzit vijnë dhe mendojnë që këtu çdo gjë është e hapur dhe e lirë…askush nuk hap sytë në mëngjes nëse nuk fiton”.
Pokorny mendon se kjo është një kafet e para në Austri që ka vendosur një tarifë të tillë. Disa e quajnë veprimin e saj të gabueshëm, ndërsa disa thonë që është veprim i duhur.
Vitin e kaluar, teknologjia e internetit ZDNet ka llogaritur se sa kushton për një vit karikimi i telefonit dhe sipas tyre vlera është 0.79 euro. /Arbresh.info
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...