Forcat ukrainase janë duke u përqendruar në mbrojtjen e provincës Donetsk në Donbasin lindor, pasi Rusia pretendoi se kishte marrë kontrollin e Luhanskut fqinj.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse tani po përqendronin përpjekjet e tyre në shtyrjen drejt Siversk, Fedorivka dhe Bakhmut në rajonin e Donetsk, rreth gjysma e së cilës kontrollohet nga Rusia.
Ushtria ruse gjithashtu ka intensifikuar bombardimet ndaj bastioneve kryesore ukrainase të Slovianskut dhe Kramatorskut, në Donetsk.
Të hënën, presidenti Vladimir Putin shpalli fitoren në provincën Luhansk dhe urdhëroi forcat e tij të vazhdojnë ofensivën e tyre në Ukrainën lindore, ndërsa lufta e gjatë pesëmujore hyri në një fazë të re.
Kjo ndodhi një ditë pasi forcat ukrainase u tërhoqën nga qyteti i Lysychansk, mburoja e tyre e fundit e mbetur e rezistencës në provincë. /euronews.al/
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...