Donald Tusk rizgjidhet president i Këshillit të Evropës

17:56 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Donald Tusk, është rizgjedhur në postin e presidentit të Këshillit Evropian.

Liderët e bashkimit Evropian votuan edhe për një mandat tjetër Donad Tusk, në postin e presidentit të KE-së,  shkruan BBC.

Tusk mori 27 vota në favor dhe vetëm 1 kundër.

Ai do të jetë në krye të Këshillit Evropian edhe për një mandat prej dy vite e gjysmë.

Qeveria polake insistoi se Tusk dikur kryeministër i vendit nga radhët e partisë rivale të qeverisë së tanishme, kishte shkelur mandatin e tij duke i përzier në politikat e brendshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme